PRESHEVA: Diaspora for Presheva

[wpseo_breadcrumb]
PRESHEVA: Diaspora for Presheva

PRESHEVA: Diaspora for Presheva

Pandemia COVID-19 ka prekur shumë familje edhe në Komunën e Preshevës. Kjo ka shkaktuar që shumë prej tyre të përballën çdo ditë me probleme për sigurimin e produkteve bazike ushqimore dhe higjienike. Të papunët, fëmijët dhe të moshuarit janë më të prekurit gjatë kësaj kohe të izolimit si pasojë e masave për parandalimin e përhapjes se virusit COVID-19.

Duke pasur parasysh këtë situatë, Fondacioni Global Shqiptar dhe Organizata GERMIN me përkrahjen e Komunës së Preshevës organizojnë fushatën për mbledhje të fondeve “Diaspora për Preshevën: Ndihmo atdheun gjatë pandemisë COVID-19”, me qëllim që të ndihmohen familjet në nevojë në Preshevë gjatë periudhës së pandemisës, duke ju siguruar nga një pako me produkte bazike ushqimore dhe higjienike.

Synimi është që të ndihmohen rreth 800 familje në nevojë në Komunën e Preshevës të cilat kanë burime të pamjaftueshme të të ardhurave gjatë kësaj kohe të pandemisë COVID-19.

Duke pasur parasysh edhe pasojat ekonomike që kjo pandemi pritet të sjellë, fushata “Diaspora për Preshevën: Ndihmo atdheun gjatë pandemisë COVID-19”, synon që të bashkëpunojë me prodhues dhe distributorë lokal në mënyrë që sado pak të ndihmohen edhe ata për të ruajtur vendet e punës dhe për ta kaluar më lehtë këtë kohë krize.

Si mund të ndihmoni?

Nëse jeni në gjendje të kontribuoni për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë në Preshevë, këtë mund ta bëni duke filluar nga e sot (E enjte 23 Pril 2020). Çdo shumë që ju dhuroni nuk është shumë e vogël, çdo kontribut mund të ndihmojë një familje më shumë. Kosto e paketës për një familje është rreth 30,00 Euro (shiko pakon esenciale në Kosovë: të përshtatet pak a shumë me këtë) dhe planifikohen që të mblidhen fondet për rreth 800 familje. Pakoja esenciale përmban produkte të mjaftueshmë për një familje mesatare për një periudhë prej 10-14 ditësh.

Ne jemi duke monitoruar këtë nevojë në rritje dhe jemi duke u përballur me kërkesa të shumta për ndihmë dhe e kuptojmë që nevoja është e madhe por do të përpiqemi që familjet më në nevojë të marrin ndihmën tuaj.