Organizata GERMIN ka lansuar tregun online për diasporën me produkte artizanale nga atdheu

Home » Blog – list » Organizata GERMIN ka lansuar tregun online për diasporën me produkte artizanale nga atdheu
Organizata GERMIN ka lansuar tregun online për diasporën me produkte artizanale nga atdheu

Organizata GERMIN ka lansuar tregun online për diasporën me produkte artizanale nga atdheu

Duke pasur parasysh që pandemia ka rënduar shumë tregun vendor, sidomos krijuesit/prodhuesit e vegjël, kemi krijuar një platformë e cila ka per qëllim t’ju ofrojë atyre një treg më të madh për të shitur produktet e tyre. Diaspora tani ka mundësi të blej/porosisë nga e gjithë bota punime të cilat nuk i gjen në vendet pritëse.

Blerjet në Shqip Shop shprehin dashurinë tuaj për njerëzit tuaj, pasi paratë që shpenzoni do të luajnë një rol të rëndësishëm për prodhuesit të vegjël, për të ardhurat dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të aftësitëve të tyre. Kjo mbështetje është veçanërisht kritike duke pasur parasysh ndikimin negativ të COVID-19.

Mëtutje, për ju që dëshironi të njoftoheni me krijuesit mbrapa këtyre punimeve të vecanta vizitoni faqën shqipshop.org/pages/meet-the-aritisans dhe lexoni tregimet e artizanëve.

Përmes shqipshop ju jeni një hap me afër Shqipërisë dhe Kosovës.