Faza 2 Formulari i Aplikimit: Projektet për Ndihmën pas Tërmetit

[wpseo_breadcrumb]
Faza 2 Formulari i Aplikimit: Projektet për Ndihmën pas Tërmetit

Faza 2 Formulari i Aplikimit: Projektet për Ndihmën pas Tërmetit

Kriteret e Vlerësimit

Kjo thirrje për propozime është e hapur për (i) organizatat joqeveritare; (ii) bashkiat dhe komunat; (iii) universitete dhe institucione arsimore; dhe (iv) organizata private.

Kriteret kryesore për vlerësimin e koncept-ideve janë si më poshtë vijon:

1.  Emergjenca e lindur dhe/ose mundësia e identifikuar për ndërhyrje.
2.  Ofrimi i mbështetjes në zonat e prekura nga tërmeti ku ka ende nevojë për ndërhyrje.
3.  Rëndësia dhe vlera e shtuar e ndërhyrjes së propozuar.
4.  Risia që paraqet ideja e propozuar.
5.  Preferenca do t’i jepet temave prioritare të GAF – Strehimit, Edukimit, Kujdesit Shëndetësor, Rinisë – por të gjitha propozimet janë të mirëseardhura
6. Demonstrimi i aftësive zbatuese bazuar në përvojën e kaluar
7. Mundësia për kosto operacionale sa më të vogla ose zero nga organizata aplikuese (qëllimi ynë kryesor është që fondet tona të shkojnë tek ata që kanë nevojë
8. Numri i përfituesëve nga projektit.

Ju lutemi vini re se të gjitha grantet do të jenë midis $10,000 – $30,000, dhe gjithsej rreth $140,000, me jo më shumë se dhjetë grante që do të jepen.  Do të ketë dy raunde për vlerësimin e projektit.

26 Gusht- 13 Shtator — Aplikimet e Hapura për Raundin 1
14 Shtator-20 Shtator — Vlerësimi i Raundit 1
21 shtator-27 shtator — Organizatave të zgjedhura nga Raundi 1 do t’ju kërkohet më shumë informacion dhe të diskutojnë dhe përpunojnë propozimet e tyre
28 Shtator-4 Tetor — Vlerësimi i Raundit 2
5 tetor-11 tetor — Fituesit e Grantit Final u zgjodhën dhe shpallën
12-16 tetor — Finalizohen kontratat me organizatat e zgjedhura

Pyetjet që ju duhet të dërgohen tek Lirim Krasniqi i Germin në [email protected] pasi Germin po menaxhon këtë përpjekje për GAF. Faleminderit shumë.

Forma e Aplikacionit

Share:

Leave your comments